A mund të jetë gjendja financiare arsye e ndarjes së çifteve?

1 min read

Në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë vitit 2020 janë janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, çifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë ishin 13 mijë e 463.

E mosha mesatare e të martuarve gjatë 2020-ës ishte 29 vjeçare.

Kur ka martesa ka edhe ndarje, pra vitin e kaluar janë regjistruar 1 mijë e 614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Kështu, psikologu Besnik Peci ka folur në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 për shkaqet që çojnë deri te divorci i çifteve.

Psikologu ka thënë se martesat e hershme/ të parakohëshme janë më të rrezikuarat.

Sipas tij, divorci ka ndikim negativ edhe te fëmijët./21Media