A mund t’ia qëlloni se cili artist i njohur është në foto?
11 Shkurt 2021
Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi të shtypura. Fotografitë që ruhen më me kujdes zakonisht janë ato të fëmijërisë.
E fotografi të tilla duket se në arkiva e ka edhe artisti i njohur dhe shumë i pëlqyer për publikun, Butrint Imeri, shkruan rtv21.tv
Një imazh nga fëmijëria e Butrintit në rrjetet sociale u publikua nga vet artisti.
“Phantom”. titullohet projekti i fundit i Butrintit të cilën e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ky projekt në YouTube deri tani numëron mbi 15 milionë klikime./21Media