Ai është ndër artistët më të dashur të showbizit shqiptar. Me zërin e veçantë, ai ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave, në mbarë trojet shqiptare.

Fjala është për këngëtarin e mirënjohur, Seldi Qalliun, i cili njihet për hitet e tij të shumta. Krahas imazheve të ditëve të sotme që artisti i publikon në rrjete sociale, sot Seldi ka publikuar një fotografi të tij të vjetër, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar, artisti si fëmijë shihet mjaft i qeshur dhe krahasuar me tiparet e fytyrës, ai nuk duket se ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

“old but gold”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë, që ka publikuar në instagram për 92 mijë e 800 ndjekësit e tij.

Sa i përket karrierës muzikore, “Nutella” është projekti i fundit muzikor i artistit, i publikuar më 18 korrik./21Media