Koha e fillimit të pranverës është koha kur më së shumti shfaqen alergjitë! Disa në të cilat hasin personat e prekur janë alergjia ndaj polenit, ajo ajrore, ushqimore, medikamentoze e shumë të tjera.

Në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, alergoimunologu Dukagjin Zogaj, tregoi se cili është ndikimi i virusit Covid-19, te personat me alergji.

“Shoqata evropiane e alergologjisë dhe imunologjisë klinike, ka bërë disa hulumtime dhe ka dalë në konkluzione se ata pacient të cilët janë alergjik, nuk janë më tepër të ndijshëm se sa ata që janë alergjik”, tha Zogaj.

Pra, siç mund të kuptohet, të gjithë pacientët të cilët kanë frikën se për shkak të alergjisë, mund të kalojnë më keq fazën kur janë të infektuar me Covid-19, përgjigjja e mjekut është jo, nuk ndikon diçka më tepër./21Media