Mustafa: Si të marrim Qeverinë do të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut

Mustafa: Si të marrim Qeverinë do të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në “Click” të RTV21 tha se pajtohen me konstatimin se ndërmjet Bashimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka version të njejtë për dialogun Kosovë-Serbi.

Mendoj se nuk e kanë. Është një garë që për neve është mjaftë lënduese, ndërmjet BE dhe SHBA-ve në këtë aspekt. Sepse SHBA kerkuan heqjen e plotë dhe të pakusht të tarifës, ndërkaq deklarat e  BE-së kanë qenë që është mirëpritur heqja me masat e reciprocitetit“, tha Mustafa.

Sipas tij, dallim ndërmjet BE-së dhe SHBA-ve ka edhe në deklarata për rezultatin përfundimtar të dialogut.

Tutje, i pari i LDK-së theksoi se ky subjekt ka vullnetin që pasi ta marr Qeverinë do të krijojë atmosferë për vazhdimin e dialogut./21Media