Mediat botërore po servojnë informacione lidhur me shëndetin publik dhe pasojat ekonomike nga COVID-19, saqë po dështojnë që t’ia japin vëmendjen e merituar politikës dhe rreziqeve institucionale. Në fakt, nëse nuk jemi të kujdesshëm, viktima më e madhe e COVID-19 mund të jetë demokracia.

Bruksel – Pasojat ekonomike të COVID-19 kanë pushtuar pothuajse secilin. Bashkimi Evropian, në një anë, po shkon drejt recesionit (rënies ekonomike) më të keq në historinë e tij, meqë ekonomia pritet të tkurret nga 7-12% këtë vit. Por shumë më pak po flitet për rrezikun që pandemia paraqet për demokracinë, edhe pse sinjalet janë në mënyrë të ngjashme kërcënuese.

Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt që ta zvogëlojë impaktin e pandemisë në ekonomi. Banka Qendrore Evropiane filloi me masa monetare të jashtëzakonshme dhe Bashkimi Evropian prezantoi një pako të rimëkëmbjes në vlerë prej 1-1.5 trilion euro. Ka dallime se si do të financohet kjo pako e rimëkëmbjes, por objektivi kryesor është si të arrihet një ringjallje e shpejë në formë V, megjithëse një rikthim më i ngadaltë në formë U mbetet një mundësi e veçantë.

Përtej ringjalljes ekonomike, sidoqoftë, është ambicie e përbashkët për të ndërtuar një ekonomi të gjelbër dhe më të dixhitalizuar.

Praktikisht secili pajtohet se COVID-19 është një mundësi e mirë për ta përshpejtuar një transformim të tillë, ndonëse gjykimi është nëse BE-ja do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Rezultati do të ndikojë pjesërisht në impaktin e pandemisë në institucionet politike të Evropës. Dhe deri tani, ka arsye shumë serioze për tu shqetësuar.

Nga perspektiva institucionale, kërcënimi më i madh vjen nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, e cila së fundmi bëri me dije se Qeveria gjermane kishte shkelur Ligjin Themelor të vendit duke mos monitoruar në mënyrë të duhur blerjet e aseteve të sektorit publik të BQE-së. Ky vendim nuk është shkëputur vetëm nga realiteti – kursimi i ekonomisë evropiane duhet të jetë përparësia kryesore sot – por gjithashtu shpreh hapur përbuzje për traktatet e BE-së.

Përgjegjësia juridike për BQE-në – përfshirë këtu edhe mbikëqyrja nëse është duke e tejkaluar mandatin, i takon Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, që konsideroi se blerjet e aseteve të BQE-së në vitin 2018, ishin të ligjshme.

Nga ana tjetër, Gjykata Gjermane, duke përdorur një logjikë plotësisht torturuese, pretendon se nuk është e detyruar nga ai vendim – në përpjekje për të imponuar paragjykime ekonomike gjermane në pjesën tjetër të BE-së.

Përveç shqetësuese, sidoqoftë këto janë edhe përpjekje populiste për ta përdorur krizën për ta minuar demokracinë. Le të merret shembull kryeministri hungarez, Viktor Orban. Dekadën e fundit e ka sulmuar vazhdimisht lirinë e shtypit, organizatat dhe kundërshtarët politik. Orban e ka shfrytëzuar situatën me COVID-19 si pretekst për ta shtyrë legjislacionin, që i mundëson atij të sundojë me dekret pafundsisht. Ky është dekreti i parë diktatorial në Evropë, që nga ai i Adolf Hitlerit në vitin 1933.

Në Rusi, sulmet ndaj institucioneve demokratike janë edhe më të ashpra. Tre mjekë që trajtuan pacientët me COVID-19 kanë vdekur në mënyrë misterioze, meqë kishte shumë kritika lidhur me luftimin e kësaj krize. Përmendet rasti i Jan Masaryk, një ministër i jashtëm i Çekosllovakisë, i cili u gjet i vdekur poshtë dritares së apartamentit të tij, në mars të vitit 1948, vetëm dy javë pas pushtimit komunist.

Ky trend se ka përshkuar vetëm Evropën. Edhe vendet më demokratike të botës, sikurse SHBA-të, Brazili dhe India janë në rrezik.

Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dalë të politizojë pandeminë. Ai ka refuzuar t’ju ndihmojë guvernatorëve posaçërisht demokratëve – për të siguruar pajisje dhe madje ka provouar që të përgjojë pajisjet që i kanë porositur privatisht. Për më shumë, ai deshi të bënte thirrje për rezistencë për masat e izolimit, në vendet sikurse Michigan dhe Minesota, të cilat janë nën kontrollin e demokratëve.

Edhe presidenti brazilian. Jaor Bolsonaro e ka shfrytëzuar këtë taktikë, edhe pse më hapur dhe me rrugë olikarke. Përtej izolimit që i la miliona indianë të papunë dhe të uritur, qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, e ka shfrytëzuar pandeminë për ta shtyrë përpra agjendën e tij kundër islamit.

Fatkeqësisht, këto sulme të demokracisë kanë marrë shumë pak vëmendje ndërkombëtare. Mediat botërisht janë konsumuar nga shëndeti publik dhe nga pasojat ekonomike të COVID-19, saqë ato po trajtojnë situatën politike (implikimet politike). Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për mbulimin e aplikacioneve për gjurmimin e kontaktit (contact-tracing apps) – ndoshta kërcënimi më i madh për demokracinë.

Meqë këto aplikacione po i informojnë përdoruesit për rrezikun e mundshëm ndaj COVID-19, po supozohet se janë çelësi për hapjen e ekonomisë, kështu edhe po minimizojnë rrezikun e shëndetit publik. Ndonëse edhe versionet më “të sigurta” – me bluetooth, ku shifrohen të dhënat apo edhe që thuhet se ruhet anonimiteti – ngrisin dilema.

Kush e garanton sigurinë e të dhënave? Nëse e fshini aplikacionin, a do të fshihen të gjitha të dhënat? Kur?  Kush siguron që qeveritë nuk do t’i bëjnë aplikacionet të detyrueshme?Edhe nëse i bëjnë aplikacionet të detyrueshme gjatë pandemisë, çfarë i ndalon ato që të mos vazhdojnë edhe më tej? Këto pyetje prekin të drejtat dhe liritë kushtetuese.

Pranimi i këtyre aplikacioneve nga masa është po ashtu dilemë në vete. Evropianët, amerikanët e të tjerët, para shumë kohësh, mund ta gjenin veten duke jetuar sikurse kinezët, çdo lëvizje nën monitorim, çdo shkelje – madje edhe me rregulla të pashkruara – dënohej, dhe një ‘vlerësim personal’, dikush ua dikton qasjen në transport publik dhe udhëtim.

Mund të duket shumë larg, por duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit në Hungari dhe Poloni, për ta parë se çfarë institucionesh demokratike mund të jenë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, viktima më e madhe e COVID-19 mund të jetë DEMOKRACIA.

Editoriali i ish-kryeministrit belg, GUY VERHOFSTADT, publikuar në Project Syndicate!