Sociologu dhe profesori i Sociologjisë në UP, Fadil Maloku, së fundmi u shpreh se me “Richard Grenellin kontravers Amerika po e rrezikon miqësinë me aleatin e saj më besnik jo vetëm në rajon, por edhe në kontinent”.

Sipas Malokut, në rast se Grenell përpiqet që përmes tregëtimit të territorit të Kosovës ta largojë Serbinë nga Rusia, atëherë Amerika do ta humbë mikun e saj më sinqertë.

Sociologu më tutje shkroi se SHBA me Grenellin dhe presidentin Donald Trump mund të ndodhē që përveç miqësisë me Kosovën mund edhe t’i humb “edhe interesat strategjike afatgjata amerikane nē këtë pjesë të botës!”.

“1.Nëse Riçard Grenell përmes tregëtimit me territorin e Kosovës, shpreson ta largoj nga Rusia Serbinë, e nê ndêrkohë, provon që asaj t’i dhuroj (përmes idesë së “korigjimit të kufijve” – në fakt idesē së trojkes Thaçi&Vuqiç&Rama) pjesen më vitale (Trepçën me minerale unike dhe pasuri e vlerësuar deri nē 500 miliard$, s’bashku me Ujmanin që posedon poashtu miliarda tonelata ujë) të Kosovês, atëherë, Ai saktësisht duhet ta KUPTOJ që Amerikës ështē kah ia humb jo vetëm partnerin, aleatin, mbështetësin dhe mikun më sinqert jo veç në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por, edhe në gjithë kontinentin e Europës!

2. Tani, Ai me këtë veprim tipik makiavelist, në faza afatshkurtëra edhe mund të marr “rrahje krahësh” si nga shefi i tij i ndikuar nga lobi greko-serbo-rus , e mund të ndodhë edhe nga ca shtete e politikan ndërkombëtar! Ama Richard Grenell dasa, në faza afatgjata padyshim që do t’i humb si “lajkat” e Serbisë, ngase, ajo (si mike aleate, partnere, e borgjlike e Rusisë) u ndihmua në krijimin e themeleve të shtetësisë, ashtu edhe animimet rusofile në kēte pjesë të botës!

3. Grenelli dhe kjo administratë, me këtë President kontravers, duke mohuar rolin e shqiptarëve nē Ballkan, do rrezikoj e mund të ndodhē që edhe t’i humb përveç, miqësisë së sinqert dhe të testuar e ritestuar për gjitha këto dekada, seriozisht edhe interesat strategjike afatgjata amerikane nē këtë pjesë të botēs! Indeferenca amerikane në Europë që po tenton tē identifikohet përmes kësaj administrate, definitivisht Europës do i fut virusin e përçarjes dhe dehomogjenitetit të sferave të interesit. Dhe me këtë fakt, Ai do e vorros definitivisht si idenë e BE- e (ëndrres europiane), ashtu edhe lidershipin amerikan në rajon e më gjerë. Se a do të ndodhē ky skenar, kjo do shihet në rastin e festimit të 70 vjetorit tē Deklaratës së Shumanit, ku Brukseli do testoj o maturimin, o rivarësinë e saj amerikane. Sepse, egziston mundësia që pas pandemisë së coronavirusit, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Kinës të bëhen shumë më të tendosura dhe më të acaruara.”, shkroi sociologu Maloku./21Media