Të mërkurën e ardhshme Zyra e Prokurorit Special (SPO) në Hagë pritet t’ia sqaroj Gjykatës Speciale se a është ende duke e hetuar Thaçin, Veselin, Selimin, e Krasniqin! Kështu shkruan në agjendën të cilën Gjykata Speciale e ka publikuar, ku ndër tjera SPO duhet te jep përgjigje edhe në katër pyetje tjera.

Cila është shuma e përgjithshme e provave që SPO aktualisht posedon dhe synon të përdorë për qëllimet e këtyre procedurave. Sa dëshmitarë u mbështet SPO për qëllimet e Aktakuzës së Konfirmuar dhe a synon të mbështetet tek ata në gjyq; dhe sa dëshmitarë SPO synon të shtojë në listën e dëshmitarëve për qëllimin e gjykimit. Pastaj, nëse mbrojtja dëshiron mund të parashikoj dhe përafërsisht sa kohë do të duhet për të përfunduar aktivitetet hetimore, po ashtu nëse mbrojtja dëshiron mund të tregojë nëse do të ofrojë njoftim për alibi ose ndonjë arsye tjetër që përjashton përgjegjësinë penale.

Seanca e radhës e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë do të jetë më 18 nëntor. Kështu është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes./21Media