Infektologu, Izet Sadiku në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21, tregoi se a po sigurohen barnat për trajtimin e Covid-19 nga ministria, shkruan rtv21.tv.

“Shumica e barnave për trajtim i siguron ministria, tash është edhe udhërrëfyesi klinikë që është aprovuar nga ministri në muajin korrik, i cili i parasheh edhe përdorimin e dy barnave antivirale që janë ne kuadër te trajtimit që bëhen në botë”, tha ndër tjera Sadiku.

Ai tutje ka shtuar se njërin nga ilaçet për trajtim të Covid-19 e kanë siguruar si donacion nga Qeveria e Japonisë./21Media