Sociologu i njohur, Fadil Maloku, së fundmi ka theksuar se skenat rrënqethëse të dhunës në mbi 140 qytete amerikane, duket që po shënojnë fundin e tendencës së globalizimit.

“Tani, nēse analizojmë pamjet kontraverse ku vjedhjet masive të turmave nëpër dyqane janë shndrruar në pothuajse mē shumē në imperativ, se sa në fenomen të racizmit qē u “promovua” dhe demonstrua publikisht nëpër shumë shtete e qytete amerikane, të mbushet mendja se varfëria (jo edhe papunësia, shumë interesante!) është ai shkaku i gjithë kësaj përmbysjeje atje!? Por, kush qëndron prapa gjithë kësaj revolte dhe paknaqësie që nisi fillimisht si një spontanitet me rastin e ngulfatjes afroamerikanit Gerorg Floyd, nga ana e policisë amerikane?”, ka shkruar Maloku.

Sipas tij ka mendime që prapa dhunës qëndron një organizatë e identifikuar si Antifa.

“Ka shumë mendime e shumë ide se kush është prapa. Etiketimi dhe fajsimi fillon prej grupimeve anarkiste e deri te lëvizjet tjera populiste djathtiste e majtiste. Ka edhe mendime se prapa gjithë këtij skenari të dhunës dhe revoltēs apokaliptike, qëndron një organizatë e identifikuar dhe e shquar si Antifa!? Antifa sipas shumë analistëve e opinionistëve amerikan është një organizatë që ekziston më shumë në botën virtuale dhe në rrjetet sociale për sa i përket ndonjë organizimi apo aktiviteti faktik në teren. Thuhet se kjo organizatē fantome ka mbështetje të madhe nga grupimi i hakerave të identifikuar si Anonymous. E për të cilët prap është dilemë e madhe se kush janë dhe çfarë në të vërtetë dëshirojnë e synojnë ata në sidomos planin global?”, ka shtuar Maloku.

Ai ndër të tjera, duke shtjelluar këtë temë, ka treguar se kush janë ata që s’e duan globalizimin.

“Ndërkaq, disa media amerikane sqarojnë se “Antifa” është në të fakt një shkurtim i demonstrimit antifashist ─ modeluar në lëvizjen që u formua në prag të Luftës së Dytë Botërore që e kundërshtojë ashpër neo-nazizmin, fashizmin, supremacizmin e bardhë dhe racizmin. Ka mendime poashtu tjera, se kjo organizatë është edhe njē lloj institucioni moral e etik, e tipit robinhudian e cila në kohën e gllabërimit të globalizimit po imponohet si një lëvizje globale e kontinentale. Antifada, poashtu nga disa klasifikohet si lëvizje tipike majtiste, sidomos kur janë nē pyetje; dhuna, mospërmbajtja nē demonstrim, shpērfillja e urdhëresave të shtetit, etj. Por, ka edhe të atillë që ketë organizatē e kualifikojnē dhe identifikojnë edhe si djathtiste, cila në realitet veç dekorin e ka djathtist, sepse në përmbajtje është tipike majtiste. S’këndejmi, dallimi ndërmjet të djathtes dhe te majtes mainstream, është vetēm teatral, edhe për shkakun se e djathta në Amerikë përfaqësohet kryesisht nga antiglobalistēt dhe konservatoret republikan.

Por, kush janë këta që s’e dojnë globalizimin? Ajo që dihet është se; flamuri i antiglobalistëve, në brendësinë e vetë sociale tubon zakonisht shtresat e :fshatarësisë moderne e postmoderne; punonjësit e varfër dhe të margjinalizuar; përfaqësuesit e borgjezisë së vogël që gravitojnë nga vendet që ende ballafaqohen me “ethet” e transicionit; punonjësit që kanë paga të ulëta dhe që gravitojnë nga vendet e zhvilluara perëndimore; sindikatat e magnatëve të ndryshëm kombëtare e tejkombëtar; komunitetet e profilizuara të konsumatorëve; grupimet e pedagogëve me paga minimale; lëvizjet lokale ekologjiste; lëvizjet antimilitariste; grupet paramilitare e militare; komunitetet feministe e antifeministe; rrymat dhe faksionet e fraksioneve të ndryshme komuniste marksiste; nacionaliste, irredentiste, fashiste, e socialiste e neosocialiste, etj.”, ka shkruar më tutje Maloku./21Media