A takohen me njëri-tjetrin? – Presidentja Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet me kryeministrin Albin Kurtin.
Ajo tha se bashkëpunojnë si institucione.
Ndërsa theksoi se me Kurtin kanë qasje të ndryshme por synim të njëjtë për një Kosovë sovrane dhe të integruar.
“Jemi taku shpeshherë, sidomos dy vitet e fundit kemi pasur vazhdimisht diskutime. Sot folëm mes vete (06.09.2024), e kishim 25 -vjetorin e (themelimit të) Policisë. Ne bashkëpunojmë si institucione, e kemi detyrë kushtetuese me bashkëpunu. Kemi qasje të ndryshme se si me u arrit synimi të njëjtë, të gjithë jemi të gabueshëm, nuk ka njëri të pagabueshëm, nuk mund të them tani që cila qasje do të ketë më shumë sukses për Kosovën, por synimin e kemi të njëjtë, një Kosovë sovrane të integruar në strukturat euro-atlantike”- ka thënë Osmani.
Megjithatë gjatë intervistës, për “Kallxo Përnime” Osmani ia ka hedhur “fajin” Qeverisë për mosdiskutim e moskoordinim për çështje të caktuara.
Ajo tha se nuk e kanë diskutuar me Kurtin ofertën e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.