Anëtari i delegacionit kosovar për dialogun Kosovë-Serbi, Muhamet Mustafa, ka mohuar se javë më parë në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumente konfidenciale të shtetit. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një çantë që mbante dokumenta personale të cilat tashmë janë kthyer. Siç deklaron ai, në çantën e humbur ka pasur edhe të holla të cilat nuk janë kthyer.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se “nuk ka asgjë të bëjë me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një “skandal” janë absurde”.

Mustafa konsideron se nuk ka pasur nevojë për konferencë për media, pasi ka të bëjë me humbje të dokumenteve personale./21Media