​AAK: Agim Preniqi kandidat për kryetar të Obiliqit në zgjedhjet e ardhshme lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ka bërë të ditur se Agim Preniqi do të jetë kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim udhëheqjen e degës së Obiliqit ku ka bërë të ditur se me besimin e saj, Preniqi është nominuar kandidat për këtë komunë.

“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në. Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka thënë Haradinaj.

Back to top button