AAK e gatshme për zgjedhje: Do të kemi rezultat më të mirë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehet e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare kurdo që të mbahen ato pas situatës së krijuar si pasojë e moszgjedhjes së presidentit të ri dhe dekretit të presidentes Osmani për shpërndarje të Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha për RTV21 se vendit nuk i duhen zgjedhjet e reja, por ato janë pasojë e veprimeve të kryeministrit Kurti.
Sipas tij, AAK-ja garon në zgjedhje për një rezultat më të mire se ai paraprak.
“Zgjedhjet nuk janë produkt i veprimit poltik të AAK-së…ne kemi qenë të anashkaluar në këtë temë. Ajo që mund të them me përgjegjësi të plotë kurdo që të vijnë zgjedhjet AAK-ja do ketë rezultat më të mirë. E them me përgjëgjësi të plotë po ashtu që Kosovës nuk i duhen zgjedhjet por është kryneqësia e këtij kryeministri që na ka sjell në ketë situatë që deshu ta marrë edhe pozicionin e presidentit. Kurdo që vijnë zgjedhjet këtu jemi, AAK-ka garon për një rezultat shumë më të mirë”, tha Tahiri./RTV21