Presidenti kërkoi të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Presidenti kërkoi të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë propozimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, për kp tha se si parti ende nuk kanë një qëndrim sa i përket kësaj kërkese të presidentit Thaçi.

“Nuk kemi pasur ende takim për të pasur një qëndrim lidhur me këtë çështje. Të shohim tash, të paktën unë nuk jam kontaktuar, nesër do ta kemi një takim, por ajo që mund të them është se nuk kemi vendim”, tha ai.

Mbrëmë kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë tha se do t’i propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Deri më tani në Kosova janë shënuar 19 raste me koronavirus.