AAK: Projektligji për buxhetin 2023 cenon autonominë financiare të komunave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po akuzojnë Qeverinë se Projektligji të propozuar nga Qeveria për buxhet dhe financa, cenon autonominë financiare të komunave
Kryetari i Komunës së Deçanit e qe vjen nga ky subjekt politik tha, autonomia e komunës cenohet në realizimin e buxhetit, sidomos në të hyra.
“Në këtë paragraf (i nëntë i nenit 6 të Projektligji për Buxhet) është cenuar diçka që iu jepet komunave edhe me ligj, edhe me kushtetutë. Kjo është goditje financiare që i bëhet komunave”, tha Ramosaj në një konferencë për media.
Ramosaj i kërkoi Ministrisë së Financave e Qeverisë, që të bëjnë ndryshime në këtë projektligj.
“I bëj thirrje edhe kryetarit të parlamentit, edhe parlamentit të Kosovës, edhe Ministrisë së Financave, edhe Qeverisë e kryeministrit, që të kenë kujdes, të mos cenojnë kompetencat e komunës, sepse do të ishte një precedent i keq administrativ, ligjor, juridik, dhe po ashtu do ishte shumë e kushtueshme për projekte që tashmë komunat janë duke i zhvilluar“, deklaroi ai
Ramosaj tha se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet , ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Back to top button