Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj deklaroi sot në Kuvend, se nëse kryeministrit Avdullah Hoti do të sjellë në Kuvend ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse antikushtetuese si pjesë e dialogut me Serbinë në Bruksel, atëherë ajo nuk do ta ketë mbështetjen e tij dhe as të AAK-së.

Në seancën e Kuvendit, ku Hoti është thirrur në interpelancë për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Demalijaj kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje se po ndërton kauza të rrema.

“Nga këtu po ju them se nëse një element antiligjor dhe antikushtetues nga zotëri Hoti mund të vijë në Kuvendin e Kosovës, nuk do ta ketë votën time, e as të Aleancës. Por edhe ju të kundërshtoni atë. E jo të mundoheni të ndërtoni kauza, pasi ato janë të vdekura”, tha ai.