AAK: Vendimi për Haradinajn, i palogjikshëm dhe i pakuptueshëm

AAK ka thënë se shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë

AAK-ja ka reaguar pas vendimit të gjykatës franceze për të shtyer vendimin për Ramush Haradinaj deri më 6 prill, duke thënë se ky vendim  është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm.

“Është e habitshmë se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, thuhet në reagimin e AAK-së

Po ashtu në reagimin e tyre thuhet se AAK-ja  dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.

“Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj”,thuhet në reagim./21Media

Back to top button