Abazi: Brenga e Kurtit është që në një tribunë si ‘Air Albania’ të thirret si lider gjithshqiptar

(Lajm i përditësuar)
Abazi: Kurti nuk beson në Kosovë , e as në institucionet e saj
Deputeti i Pavarur, Haki Abazi tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk beson në Kosovë , e as në institucionet e Kosovës.
Abazi në emsionin “Click” në RTV21 dha edhe një qëndrim sa i përket raporteve të Kurtit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Ideja e përplasjes me Ramën është në idenë e një dështimi ndërkombëtar të projketit të shtetësisë së Kosovës, për të arritur në një moment tjetër të rihapjes së cështjës së definimit të Kosovës si pjesë e mundshme për të iu bashkuar Shqipërisë.”, tha Abazi.
Sipas tij kjo formë që ai e tha është gabim.
“Kosova e plotë dhe e zhvilluar duhet t’i bashkohet Shqipërisë, e jo një Kosovë e cila është e varfëruar e dështuar edhe komplet e lënë anash”, tha Abazi
“Brengosja është me u qu në një tribunë të madhe si “Air Albania” edhe me bë thirrjen e Albin Kurtit si lideri gjithshqiptar, ballafaqimi me Ramën e ka vetëm atë qëllim , ma nuk ka kundërshtar politk në Ksoovë me të cilët Kurti mund të përplaset, nuk ësht ëThaci , nuk është Isa Mustafa, nuk është Haradinaj është Edi Rama”, tha Abazi.
Abazi: Nuk kam votë për rrëzimin e Kurtit
Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21 tha se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën e forocojnë kryeministrin Kurti në popullizëm, por që sipas tij këto sanksione e dobësojnë Kosovën si shtet.
“Nuk ka investitorë që do të investojë në një vend ku ka sanksione , (Kurti) nuk e ka hallin e disponimit të diasporës , atëherë i bie që jemi duke e bërë gabimin e radhës historik të vetizolimit të vetës edhe mbetjes prapa të proceseve të rëndësishme.”, tha Abazi.
Sipas Abazit, Kurti po tenton të bëjë “diktaturë elektronike”.
“Duke përdorur teknologjine informatike në funksion të politikës…shumica e kohës shpenzohet duke mundu me bërë indoktrinim nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.”, deklaroi Abazi.
Ai tha jo, kur u pyet se a ka votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Aspolutisht jo , nëse matjet në publik janë që përkrahja te qytetarët ekziston për këtë qeveri , unë mendoj se ata njerëz që kanë ..sepse demokracia u pajtove e nuk pajtove duhet me u respektu, përndyrshe do isha edhe unë kampin e Kurtit ku nuk respektohet . Deri në momentin kur Kurti nuk dëshmon qytetarëve të kundërtën duhet të jetë në udhëheqje, ka marr mandate … ne do e luftojmë në metoda demokratike një diktaro të tillë (elektronik).”, deklaroi Haki Abazi.
Abazi: S’ kam inate me Kurtin, nesër le të më thërret jam i gatshëm me uniformë të shkoj në veri
Deputeti pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi tha në emisionin “Click” në RTV21 se nuk ka asnjë inat personal me kryeministrin Albin Kurti.
“Apsolutisht, nesër le të më thërret, me uniform shkoj në veri me zotin Kurti, nuk e kam problem hiq.”, tha Abazi
Kujtojmë se Abazi është deputet nga radhët e Vetëvendosjes, deri para pesë mujash kur Grupi Parlamentar VV-së vendosi unanimisht që ta përjashtoi atë.
Abazi e quan ministrin Murati figurë shahu të Kurtit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e quajti Ministrin e Financave, Hekuran Murati figurë shahu, të cilën sipas tij kryeministri Albin Kurti e përdor kundër kundërshtarëve të tij politik.
Ai këto deklarata i bëri në emisionin “Click” në RTV21 ku po debatohet sot për mosvënies në votim të Rezolutës për policinë në Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se çështja kushteve të policisë duhet të jetë debat parlamentar.
“Ministri i Financave nëse është Ministër i Financave , sepse ka dëshmu disa herë se është më së paku Ministër i Financave , është një figurë shahu të cilin Kurti e përdor kundër kundërshtarëve politik, duhet të vijë dhe të ballafaqohet me deputetët së paku në komisionin parlamentar, por edhe me gjithë parlamentarët edhe me publikun për të shpjeguar që pse dhe në çfarë forme mund ta ndikojë asektin buxhetor. Por, nëse iu kujtohet edhe raporti i Progresit për vendin në një pjesë dërrmuese të adreson çështjen e fragmentimit të skenës politike dhe parlamentare nga LVV si një prej mangësive kryesore të arritjes së konsensusit në çështjet thelbësore të cilat janë përbrenda agjendës legjislative.”, tha Abazi./21Media