Zëvendësministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi sot u shpreh se Presidenti Hashim Thaçi ka përdorur fjalor të pa përgjegjshëm dhe aspak presidencial.

“Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat, për të mos votuar qeverinë Kurti…”, shkroi Abazin në facebook.

Ai më tutje e quajti shkroi se “është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët .”

“Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.”, shtoi më tutje Abazi./21Media