Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që “për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK”.

Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se për këtë nuk ka nevojë për gjykatë speciale dhe sipas tij drejtësia në Kosovë duhet të fillojë të veprojë.

“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka shkruar ai.

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me këtë, duke e quajtur Abazin “poçavër grindavece”.

“Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme! Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti!”, ka reaguar Gecaj./21Media