Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Sipas Abazit, vendit s’i duhet gjendja e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme. Zgjedhje”, shkroi ai në Facebook./21Media