Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur “kapje të shtetit”.

Reagimin e tij pas vendimit të Gjykatës, Abazi e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Kjo është kapja e shtetit“, ka shkruar Abazi.

Vendimi i Kushtetueses ka nxitur ragime edhe nga liderët e partive politike. Me një reagim doli edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili është shprehur se ka qenë i bindur që çdo hap që ka ndërmarrë ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetuesen, dhe këtë sipas tij e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Ai u shpreh se nuk duhet të humbet kohë për formimin e Qeverisë së re. /21Media