Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se dorëheqja e Qeverisë Hoti është e domosdoshme.

Abazi ka thënë se janë rreth 300 mijë nënshkrime të qytetarëve për zgjedhje të reja dhe se askush nuk mund ta ndal sovranin.

“Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetror në situatën e krijuar. Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin. Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, ka shkruar Abazi në Facebook./21Media

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin…

Posted by Haki Abazi on Friday, 26 June 2020