Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Abazi ka qenë tri herë në Kopaonik dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë.

Abazi ka thënë se kurrë nuk ka qenë në Kopaonik dhe se kurrë nuk është takuar me autoritetet Serbe atje.

“Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkulur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm. Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve. Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin”, ka shkruar Abazi në Facebook./21Media

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkulur para pllakës në Grackë…

Posted by Haki Abazi on Wednesday, 3 June 2020