Abazoviq: Fitore absolute, Bajraktari do ta udhëheqë Ulqinin

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit “Për një fillim të ri”, i cili përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike.
“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Bajraktari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë,” tha Abazoviq.
Ai në një video të publikuar në Facebook, ku foli para qytetarëve tha se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.
Ai theksoi se ka përcjellë prej kohësh politikën lokale, pa kujtuar se ndonjë koalicion ka pasur një rezultat të tillë./21Media

Back to top button