Abazoviq: Kosova do të ketë mbështetjen e Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pos kësaj, Abazoviqi ka uruar edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Këto procese, ai i quajti “historike” për Kosovën, duke theksuar se me këtë fuqizohen “aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane”.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së! I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Abazoviq në “Twitter”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten e 15 dhjetorit dorëzoi aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE te Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian./21Media