Ish-portieri i Milanit, Christian Abbiati ka thënë se Rossonerët dhe Napoli mund të luftojnë për Scudetton e këtij sezoni në Serie A.

43-vjeçari, i cili fitoi tre Scudetto, një Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij me Rossonerët ka folur për garën për titull në Itali.

Abiatti beson se si Milani ashtu edhe Napoli janë pretendentë për të fituar titullin këtë sezon.

Rossonerët udhëtojnë në San Paolo, tre pikë para Napolit pas shtatë ndeshjeve, por ish-portieri ka thënë se Milani nuk duhet të rrëmbehet nëse mund ekipin e Gennaro Gattusos.

“Por, edhe nëse Milani fiton, harrojeni fjalën Scudetto tani, është shumë herët”, përfundoi ish-portieri italian.