Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti pas nisjes për në Hagë.

Abbott, ka thënë se Britania e respekton dorëheqjen e Thaçit dhe mbështet Vjosa Osmanin si ushtruese detyre e presidentes.

“Ne e respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim Ushtruesin e Detyrës së Presidentit Osmani për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Abbott në Facebook./21Media

We respect President Thaci’s resignation in the interest of Kosovo and will support Acting President Osmani to protect stability.

Posted by Nicholas Abbott on Thursday, November 5, 2020