Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se ndihet krenarë që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesn paqen në Kosovë, dhe rriten e FSK-së.

Ai sot bashkë me nënkolonelin Martin Broëning, i cili ishtë një prej trupave të para Britanikë që hyri në Kosovë vendosën lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999.

“Martini ishte mes trupave të para Britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që i rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë.”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999, në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës./21Media

 

Sot, në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me…

Gepostet von Nicholas Abbott am Freitag, 12. Juni 2020