Abbott: Shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim

Abbott: Shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Naim Gashit në krye të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim”, shkruan Abbott në Facebook.

Ai tha se emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokacisë në emërime të larta.

“Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokaci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, shkroi tutje Abbott./21Media