Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Abbott kërkoi që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre në këtë kohë të pandemisë.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media