Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë Covid-19, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pa përgjegjësinë në luftën kundër pandemisë në vend dhe pjesëmarrjen e tij në fushatë dhe votim në Shqipëri.

Deputeti Abdixhiku theksoi se 1 mijë kosovarë janë të shtrirë në spitale nga virusi korona, dhe siç tha ai ende nuk iu ka bërë asnjë vizitë deri tash edhe pse nuk janë 10 minuta larg zyrës së tij.

Abdixhiku theksoi se Kurti është humbur në këtë kohë, dhe sipas tij, 1000 mijë pacientë për një Boiken nuk ia vlen.

“Ndjeshmëria tregon përkushtim, përkushtimi tregon përpjekje, e kryeministri jonë s’po përpiqet fare. Është humb, është zhduk, se gjen kush sa herë bëhet fjalë për pandeminë. Kur çdo dy orë një kosovar vdes, deputetët e këtij pushteti që i ka ‘krejt’ kanë zgjedhur organizmin e protestave për hidrocentralet në lumin në Shqipëri. Të tjerët rend, kur çdo dy orë një kosovar vdes, shpërndajnë fletushka fushatash në Lezhë, Gjirokastër, e në Tiranë, merrni me mend. Jo të interesuar për qytetarët nga ku burojnë vet, për kushtet e medikamenteve e mijëra njerëzve në këtë vend, por për të nisur nga këtu si pushtet e të përfundojnë si opozitë në një shtet tjetër. Kur çdo dy orë kosovarë të vdes, kryeministri ka vendosur të bëj fushatë në Shqipëri. Në dy javë ditë kohë ky kryeministri ka vizuar Shqipërinë katër herë, e qendrën infektive këtu, repartet përreth të mbushura me 975 pacient, shumica me gjendje të rëndë, as edhe një herë. Iu bëj thirrje që të bëj këtë vizitë sa më parë… 1 mijë kosovarë të shtrirë në spitale, këtu janë 10 minuta larg zyrës së tij, nuk ia vlen të marrin vëmendjen para tyre një fushatë e pa kuptimtë. 1 mijë pacientë për një Boiken nuk ia vlen. Ai i shkreti as aq votues s’i ka. E as që dua të flas për pasojat, politika e diplomacinë kur një kryeministër i Kosovës interferon në një proces zgjedhor të një shteti tjetër”, tha Abdixhiku.

Në fund, ai i bëri thirrje Kurtit edhe kur nuk mundet, të përpiqet. Debati për pandeminë pritet të fillon pas pauzë, deri në orën 15: 00.