Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takimin virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon -Taubadel diskutoi për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Por në komunikatën nga LDK nuk u dhanë më shumë detaje.

Ndër çështjet e tjera për të cilat u diskutua ishin, situata politikë në vend, sfidat me pandeminë si dhe qasjen e LDK-së lidhur me ngjarjet kruciale me të cilat ballafaqohet Kosova.

Kështu, si përfundim të dyja palët shprehen interesim për thellimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel ku nga atje konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit, që është caktuar si datë nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell për rifillimin e dialogut me Serbinë./21Media