Abdixhiku: Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për sa i përket Manastirit të Deçanit.
Ai tha se ky ka qenë gjithherë qëndrim i LDK-së.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të pakontestueshme dhe kur them të pakontestueshme nënkupton që ato janë edhe të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë politike fillimisht për një shtet dhe një shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë I gjithhershëm si LDK”, tha ai.
Ai foli edhe për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj kësaj çështje ndër vite.
Kryetari i LDK-së tha se Kurti posa erdhi në pushtet e ka kuptuar që kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë dhe se si të tilla janë të dëmshme.