Abdixhiku-Kurtit: Ti s’mund të kesh më qëndrime, por vetëm vendime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për LDK-në është çështje e mbyllur mbajtja e referendumit të një shteti tjetër.
Ai shtoi se nuk e kupton pse ishte e nevojshme të thirrej kjo seancë e jashtëzakonshme.
Abdixhiku i tha Kurtit të marrë përgjegjësi dhe se nuk i duhet popullizmi.
“ Ti nuk mund të kesh më qëndrime, merr vendime. Asnjë rezolutë nuk e bënë këtë përgjegjësi as më të lehtë. Disa punë nuk bëhen për duartrokitje”, tha i pari i LDK-së.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesave që të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.
Referendumi serb ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës për disa çështje në lidhje me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button