Abdixhiku: Le të nisë festa, bëhu ndryshimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se në të njëjtat do të votohet jo vetëm për një parti apo kryeministër, por për të ardhmen e Kosovës, e e cila, siç ka thënë ai, ‘‘është e bukur’’.

Abdixhiku tutje ka thënë edhe se Kosova për një kohë të gjatë ka qenë në momente të rënda, porse më nuk ka kohë për të humbur.

”Jemi popull që ja dalim gjithnjë. Ja kemi dalur gjithherë. Ringritemi. Ndërtojmë. Besojmë. Dhe në këtë udhëkryq të sotëm, ne zgjedhim ndryshimin. Ne zgjedhim Rrugën e Re. Zgjedhim shpresën për ta bërë atdheun tonë, siç e ka merituar gjithherë”, ka thënë ai mes tjerash.

Back to top button