Abdixhiku: Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë drekoi sot në Prishtinë me Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, për të cilin ka thënë se është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian.
Abdixhiku vlerësoi se Mandl në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë dhe flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë.
“Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoi rezolutën për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”, tha kreu i LDK-së.
“Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, shtoi Abdixhiku./21Media

Back to top button