Abdixhiku në Pentagon: Një ndër pritjet më të rëndësishme të kësaj vizite

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë rast ai ka vizituar edhe Pentagonin të cilin e ka cilësuar si tempull të mbrojtës, demokracisë dhe lirisë.
“Në Pentagon, tempullin e mbrojtjes së demokracisë dhe vet lirisë. Një ndër pritjet më të rëndësishme të kësaj vizite”, ka shkruar ai.

Sipas një komunikate për media në Pentagon, Abdixhiku kërkoi mbështetje të mëtutjeshme të ShBA-ve për realizimin e aspiratës historike të popullit të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në këtë takim u shtruan dhe kërkesat e pikëpamjet e LDK-së për ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës sikurse shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë./21Media

Back to top button