Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot ishte dita e tij e fundit në detyrë, por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet.

Abdixhiku ka thënë se detyra e ministrit për të ishte nder dhe privilegj.

“Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet. Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë. Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëvë për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet. Me këto dyja shumëçka na ka…

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, 3 June 2020