Abdixhiku njofton se LDK po përgatit program të ri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku njoftoi se ky subjekt po përgatit plan program të ri politik në Konventën Programore të shtunën në Gjilan
“Në këtë plan tonin, ne do të prezantojmë investimet tona në infrastrukturë – nga Autostrada e Anamoravës deri tek ndërtimi i Digës në Desivojcë. Do të prezantojmë projektet tona në çdo anë të Kosovës, në përfundimin e çdo infrastrukture rrugore në Kosovë, në modernizimin e sistemit shëndetësor; në shkolla gjithëpërfshirëse nga niveli parashkollor; e në pako ekonomike që bizneset kosovare i shndërron në katalizatorë të epokës së re ekonomike të Republikës sonë.”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku adresoi edhe kritika ndaj Qeverisë du duke thënë se ata po merren me konspiracione të ndryshme e fajësime për 20 vjet, e që sipas tij, nuk japin zgjidhje për të dalë nga kriza.

Back to top button