Abdixhiku pas dorëheqjes së Latifit: Realizoi vetëm 5% të investimeve kapitale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës |(LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Abdixhiku ka ironizuar me dorëheqjen e dytë të drejtuesve të kësaj ministrie brenda një viti e gjysmë.
Derisa deklaroi se vetëm 5 për qind e investimeve kapitale janë realizuar këtë vit, ai pyeti nëse fajet janë te qeverisjet e 20 vjetëve të kaluara.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Rifat Latifi sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes./21Media

Back to top button