Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u deklarua pas takimit pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Abdixhiku tha se ka thënë se nuk ka asnjë të re lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin.
“Diskutuam për afatin kohor, i kemi më pak se tri javë kohë për konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, ndryshe shkojmë në zgjedhje. zgjedhjet nuk i do askush, as LDK, po provojmë që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi rrethanë të re nga takimi i sotëm. Takimet do vazhdojnë. Do takoj edhe liderët e tjerë, të PDK dhe AAK”, u shpreh Abdixhiku.
Derisa nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarit të RTV21 se a synon postin e presidentit./21Media