"Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Kosovës"

“Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Kosovës”

Ministri në detyrë i Instrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka folur për veprimin e sotëm të pilotit zviceran, i cili me aeroplanin e kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë, bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës. Abidixhiku u shpreh se me këtë veprim, piloti zviceran donte të inkurajonte vendin në betejën kundër COVID-19.

“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kerkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.”, shkroi ai në Facebook./21Media