Abdixhiku: Qeveria po mbush dy vjet, të rinjtë po ikin nga vendi

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku a adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti kur po bëhen gati dy vjet të ardhjes së saj në pushtet.
Ai përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook ka thënë se qeveria do të festojë në një kohë kur kosto e jetës po rritet çdo ditë dhe të rinjët po dalin jashtë vendit.
“Pas disa ditësh Qeveria do të mbush dy vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës po rritet çdo ditë, e pagat e secilit mbeten të ulëta, Qeveria do të festojë”, thotë Abdixhiku në videon e publikuar.
Sipas tij këto dy vite u kuptua edhe paaftësia e tyre qeverisëse, ndërsa thekson se vendi meriton qeverisje më të mirë.
“Dy vjet pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna. Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatët jashtë. Kuptuan paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova meriton. Kosova mundet me mirë. Të ndajmë dhe planet tona se vendi ynë meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mirë”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button