Abdixhiku  këtë veprim e quan të paprecedent

Abdixhiku  këtë veprim e quan të paprecedent

Autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova këtë  e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Twitter, Abdixhiku këtë veprim e ka quajtur të paprecedent.

“Autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është një çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta gjatë luftës COVID19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku. /21Media