Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot do të takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. Këtë për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar bashkëpunëtorët e Vjosa Osmanit.

Takimi do të mbahet sot në orën 14:00 në Kuvend.

Kreu i LDK-së kishte paralajmëruar takim me Osmanin për t’i qartësuar qëndrimet karshi partive tjera dhe nismës së saj politike./21Media