Abdixhiku takoi Zhegrovën: Mora një dhuratë të çmueshme nga ai

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sonte në Paris është pritur nga futbollisti kosovar Edon Zhegrova.
“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai. Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e sigurtë me Zhegrovën.
“Të faleminderit për pritjen Edon. Të priftë e mbara djalë”, ka shkruar Abdixhiku./21Media

Back to top button