Deputeti i  Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai njoftimin e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur edhe gjendjen e tij shëndetësore.

“Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë.”, ka shkruar Tahiri.

Tutje u ka bërë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat.

“Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”, ka përfunduar Abelard Tahiri./21Media