Abelard Tahiri shau në Kuvend, Ferat Shala: Është një gabim i rëndë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri është dëgjuar duke sharë sot në Kuvend. Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së. “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, është dëgjuar duke thënë ai.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se ky është një gabim i rëndë.

“Ai ka kërkuar falje. Është një gabim i rëndë, i cili nuk besojë që është bërë me qëllim”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka thënë se kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë.

Tahiri është dëgjuar duke sharë në Kuvend. Kjo ndodhi kur deputetet e pozitës, godisnin tavolinat duke ia pamundësuar atij fjalën.

Sa i përket këtij akti më vonë Tahiri ka kërkuar falje duk thënë se ka qenë nën afekt. “Sepse pakënaqësinë time e shprehi në rrethana të tjera, por jo duke sharë. Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”, deklaroi ai./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button